Rrezikon jetën pasi harron ndezur qiriun aromatik dhe e zë gjumi

09:34 | 30 Tetor 2019

Lë ndezur një qiri aromatik dhe rrezikon që të vdesë. Farrah Lorrel Fraser, nga West Midlands, Angli, ndezi një qiri me aromë vaniljeje por pak më vonë e zuri gjumi.

Gjatë gjithë kohës që flinte qëndroi në dhomë duke thithur esencën e qiriut dhe kur u zgjua u ndje shumë keq.

“E ndeza qiriun aromatik dhe hyra në banjë për rreth një orë. Më pas më zuri gjumi para se të merrja turnin e punës dhe kur u zgjova më dilte mukozë e zezë nga hunda”, tregon e reja në Facebook, ku publikon dhe fotografi.

Tymi i qiriut i kishte shkaktuar një helmim në atë farë feje sa që nëse do të kishte vazhduar edhe pak, rrezikonte që të ndodhte ndonjë tragjedi.

E reja lajmëroi ndihmën e shpejtë pasi nuk po mbushej dot me frymë. Mjekët i thanë se nëse do kishte vazhduar të qëndronte edhe pak më gjatë e mbyllur në dhomë, me gjasë mund të kishte gjetur vdekjen, shkruan noa.al.

Për këtë arsye Farrah, falënderon gjithë personat që i erdhën në ndihmë si dhe parandalon të tjerët që të mos e pësojnë si ajo.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara