Restoranti i parë në botë me tematikë të Batmanit

16:36 | 13 Shkurt 2020

Një restorant me tematikë të Batmanit do të hapet në Londër, dhe kjo tingëllon mahnitshëm.

Restoranti, i quajtur Park Row do të vendoset në zemër të Londrës në afërsi të Piccadilly Circus dhe pritet të hapë dyert në pranverën e këtij viti, transmeton portali arbresh.info.

Raportohet se hapësira do të jetë e madhe rreth 18,000 metra katrorë, restoranti do të ulet në bodrum në vendin e renditur në klasën e II të Crown Estate.

Mysafirët do të zbresin në një dhomë që i ngjan vargut të Batmanit, ndërsa restoranti do të krenohet me tre bare dhe pesë ambiente të ndryshme ‘ngrënieje’./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara