Pse ura më e njohur në botë ‘Ponte Vecchio’ është kthyer në rozë?

17:39 | 3 Tetor 2019

Çdo vit, fushata e kancerit të gjirit fillon më 1 tetor dhe përfundon më 31 tetor.

Fushata organizohet edhe për të mbledhur fonde për kërkime shkencore për zbulimin e shkaqeve, parandalimin, diagnozën dhe trajtimin e këtij kanceri.

Në vitin 1993, Fondacioni i kërkimeve mbi kancerin, themeloi fjongon rozë si simbol të kancerit të gjirit.

Që atëherë, fjongoja rozë u bë simboli ndërkombëtar i ndërgjegjësimit ndaj kancerit të gjirit dhe i mbështetjes së personave që e vuanin atë.

E në solidaritet bashkia e qytetit të Firencës e ka kthyer urën që simbolizon këtë qytet të tërën në rozë./indeksonline/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara