Pse disa pensionerë japonezë bëjnë këtë zgjedhje të habitshme

20:13 | 9 Shkurt 2019

Japonia është në kthetrat e një vale të krimit të moshuar, kur përqindja e krimeve kryhet nga njerëzit mbi moshën 65 vjeçare është rritur vazhdimisht për 20 vjet.

69-vjeçari Toshio Takata, nga Hiroshima, për BBC tha se e theu ligjin ngase ishte i varfër, prandaj ai donte të jetonte diku pa pagesë dhe e vetmja zgjidhje ishte pas hekurave, transmeton portali arbresh.info

“E arrita moshën e pensionit dhe më pas mbeta pa para. Kështu ndodhi me mua, prandaj doja që të jetoja diku ku nuk paguaja asgjë”, tha ai.

“Kështu unë e vodha një biçikletë dhe e dërgova në stacionin policor, ku u thashë që e kisha vjedhur”, shtoi ai.

Kjo ishte vepra e parë e Toshio, e kryer kur ai ishte 62 vjeç, por gjykatat japoneze trajtojnë seriozisht vjedhjet e vogla, kështu që ishte e mjaftueshme për të marrë një dënim njëvjeçar.

Toshio paraqet një trend në rritje të krimit në Japoni.

Në një shoqëri që i përmbahet ligjit, me një shpejtësi të madhe është rritur krimi nga pleqtë. Në vitin 1997 kjo grupmoshe përbënte rreth një në 20 dënime, por pas 20 vitesh kjo shifër është rritur dukshëm.

Në traditën japoenzë gjithmonë ka qenë zakon që fëmijët të kujdesëshin për prindërit, por për shkak të ekonomikë, në disa qytete të vogla, të rinjtë detyrohen që të punojnë nëpër qytete të mëdha, duke lënë pas prindërit që të kujdesën për vetvetën.

I pyetur nëse do të bënte të njejtin veprim edhe pasi të përfundonte dënimin, ai tha: “Vitin tjetër bëhem 70 vjec, kështuqë nuk do të mund t’ia dal të bëj edhe një rreng”./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara