Provimet në Indi: Zhvishen në të mbathura, që të mos kopjojnë

10:31 | 26 Shtator 2019

Në Bihar të Indisë, kandidatët për ushtarë janë detyruar të zhvishen vetëm në brekë, që të mos kenë prej nga të kopjojnë teksa përfundojnë testin me shkrim.

Në fotografinë e botuar në Indian Express, shihen dhjetëra meshkuj këmbëkryq, teksa plotësojnë testet të mbikëqyrur nga ushtarët në uniformë.

Kjo formë e pazakontë e nënshtrimit të testimit është arsyetuar nga autoritete ushtarake si “parandalimi më i mirë nga kopjimet”.

“Me rastet e shpeshta të kopjimit përmes letrave dhe pajisjeve të mençura, e kemi zgjedhur këtë formë që të zbulojmë dijen e secilit”, thuhet në deklaratën e ushtrisë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara