Postoi këto foto, iu fshi llogaria në Instagram (Foto)

17:01 | 22 Prill 2015

Pasi që postoi foto “lakuriq” të barkut, asaj iu fshi llogaria në Instagram, ku qëllimi i saj ishte të tregoj shenjat e barkut pas lindjes dhe të dërgojë një mesazh tek gratë, që ta pranojnë veten ashtu si janë.

20 vjeçarja ishte zemëruar, kur kuptoi se llogaria e saj në Instagram ishte fshirë, pasi që kishte postuar foto të barkut të saj me shenja të shtatzënisë.
Hannah Moore, e cila lindi dy binjakë para dhjetë muajve, mori një mesazh ku thuhej se iu kishte mbyllur llogaria për shkak të lakuriqësisë.

Ajo shprehu frsutrimin e saj në Facebook, “më herët e postova këtë foto në Instagram, duke shpjeguar se kurrë, nuk jam ndier më rehat me format e mia trupore, dhe më pëlqen si jam dhe njerëzit me duan kështu.

Dikush më njoftoi se llogaria ime ishte mbyllur.
Moore tha se shpreson, në të ardhmen “Instagram” të jetë më i “kujdesshëm” dhe të dijë cilat llogari t’i deaktivizojë.
Unë dua që secila femër të ndihët mirë, dhe t’i duan format e tyre trupore, sepse çdo kush është i bukur./arbresh.info/

stretchmarks-kicked-off-instagram

kicked-off-instagram-2

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara