Pompei, zbulohet një “thesar” me vlerë të madhe

22:31 | 12 Gusht 2019

Arkeologët që punojnë në qytetin e varrosur Romak të Pompeit thonë se ata kanë zbuluar një “arkivol të thesarit” të artikujve, duke përfshirë sende që sjellin fat, pasqyra dhe rruaza qelqi.

Massimo Osanna, drejtori i Parkut Arkeologjik të Pompeit, tha se shumica e sendeve u përkasin grave, transmeton portali arbresh.info

Një dhomë me kufomat e 10 viktimave, përfshirë gra dhe fëmijë, u gërmuan në të njëjtën shtëpi.

Pompei u përfshi nga një shpërthim vullkanik në vitin 79 pas Krishtit.

Shpërthimi fatal ngriu qytetin dhe banorët e tij, duke e bërë atë një burim të pasur për arkeologët.

Thesari u gjet në një kuti druri të dekompozuar dhe në të kishin mbetur vetëm gjësendet nga bronzi. Aty u gjeten kristale, qeramika dhe qelibar.

Sipas arkeologëve besohet se objektet i përkisnin ndonjë shërbëtore. Asnjë nga gjërat e gjetura nuk ishte punuar nga ari, e cila preferohej shumë nga shtresa e pasur në Pompei.

Arkeologët tani po mundohen që të krijojnë një lidhje me trupave të gjetur në shtëpi, duke përdorur analizat e ADN-së./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara