Përplas makinën pasi pa një merimangë gjersa po ngiste

22:13 | 12 Prill 2019

Araknofobia apo ndryshe fobia nga merimangat mund të arrijë tek njerëzit në kohën më të keqe, siç i ndodhi edhe një gruaje që përplasi makinën e saj, pasi diktoi një merimangë.

Gruaja e paidentifikuar po ngiste makinën ndërsa vërejti araknidin në ulësen e përparme, gjë që e bëri atë të panikojë dhe të aksidentohet, transmeton portali arbresh.info.

Në aksidentin që ndodhi dje në Kajro, Nju Jork, makina u dëmtua rëndë, ndërsa gruaja pësoi një dëmtim në këmbë.

Policia e Nju Jorkut, ndau detajet e incidentit në faqen e tyre në Facebook me shpresën se do të shërbejë si një paralajmërim për shoferët e tjerë që kanë frikë nga merimangat./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale