Pacienti gabimisht bëhet synet dhe fiton 20.000 funte

19:47 | 6 Gusht 2019

Britaniku Terry Brazier, i cili gabimisht bëhet synet në një spital në qytetin anglez Luster, ku kishte shkuar për një operacion rutinë në prostatë, ka marrë dëmshpërblim prej 20.000 funteve.

Braizer 70 vjeç kishte shkuar në spital për një intervenim të thjesht, por kishte ndodhur një gabim. Kur ai ishte zgjuar pas operacionit, mjeku i kishte thënë: “Na vjen keq, por ne ju kemi bërë synet”.

Spitali kishte shprehur keqardhje të thellë për shkak të gabimit.

Mirëpo ai kishte vendosur ta padisë spitalin, pasi në letër ishte pretenduar se para intervenimit nuk janë bërë kontrollet e nevojshme.

“Me këtë mund të talleni, por e ka edhe anën serioze sepse kishte mundur të jetë shumë më keq për dikë tjetër. Dikujt kishin mundur t’ia amputojnë ndonjë pjesë të gabuar të trupit. Kjo nuk guxon të ndodhë dhe është shumë me rëndësi të mos përsëritet”, ka theksuar Braizer.

Ai ka thënë se në spital shkohet me besim në personel dhe se nuk priten gabimet, sidomos gabime të tilla kur hiqen pjesët e gabueshme të trupit./Insajderi.com.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara