Ofroi 200 filma falas për të rritur, klikimet e shumta e nxjerrin ‘jashtë funksionit’

09:20 | 18 Mars 2020

Një faqe pornografike në Japoni, ka pësuar “dyndje klikimesh”, pas njoftimit se kishte lëshar mbi 200 filma falas për përdoruesit, për ta bërë sa më të bukur qëndrimin e tyre në shtëpi si pasojë e koronavirusit.

Por faqja, ka dalë “jashtë funksionit” për disa orë dhe shkak për këtë janë bërë miliona vizitorë që kanë klikuar për të përfituar këtë shërbim, shkruajnë mediat e huaja.

Faqja, ofroi falas 200 pjesë nga seritë e saj për përdoruesit nga 13 marsi deri më datë 31, për të relaksuar në këtë formë vizitorët që qëndrojnë në shtëpi, si pasojë e COVID-19. Megjithatë, mediat lokale raportojë se pak orë pas njoftimit, faqja ka dalë “jashtë funksionit”, për disa orë për shkak të “trafikut” të përdoruesve./tch

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara