Një nga pëllumbat më të veçantë, shfaqet në Parkun e Gërmisë

09:58 | 6 Nëntor 2019

Gagushi, ose pëllumbi i malit (Columba palumbus) .Gjendet në pjesën më të madhe të Evropës dhe Azisë. Gagushi është migrues në pjesët veriore të Evropës por, në Evropën jugore dhe perëndimore është banor rezident.

Me një trup të madh dhe peshw prej 300–615 g,e bën pëllumbin më të madh në Evropë. Edhe pse duket i ngjashëm me pëllumbin e zakonshëm ka karakteristika dalluese si, madhësia e trupit dhe njollat e bardha në qafë dhe krahë.

Habitati: Pyje gjethegjerë, halorë të përzier dhe parqe.

Shtegtimi: Shtegtues.

Gjatësia e trupit: 38-44.5

Pëllumbi i malit në parkun e Gërmisë është mjaft i përhapur dhe shihet në të gjithë parkun.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara