Një kategori e re vrimash të zeza ka nisur të ekzistojë

01:22 | 3 Nëntor 2019

Observime të reja nga hapësira njoftojnë së fundmi se një kategori krejt e re vrimash të zeza mund të jetë duke u sjellë nëpër univers, shumë më të vogla se ato që astronomët kanë zbuluar më parë.

Vrimat e zeza janë objekte qiellore që mund të gëlltisin çdo gjë që kanë pranë  , madje as drita nuk mund t’i shpëtojë kapjes intensive të vrimave të zeza. Kërkimet mbi vrimat e zeza, si të vogla e të mëdha — siç janë disa super-masive në qendër të shumicës së galaktikave, përfshi edhe atë ku gjendet toka — ndihmojnë studiuesit të kuptojnë sesi funksionon universi, për të plotësuar narrativën e lindjes, jetës dhe vdekjes së yjeve.

Kjo sepse vrimat e zeza janë në fakt kufomat e yjeve të super-mëdha që janë degjeneruar nga shpërthimet, dhe rrjedhimisht janë shembur brenda vetes. Vdekjet eksplozive dhe shembjet e tyre mund të sjellin dy objekte të ndryshme.

Nëse ylli ka qenë mjaftueshëm i madh, ai mund të prodhojë një vrimë të zezë, ndërsa nuk ka qenë i madh sa duhet, shembja e tij krijon një objekt super të dendur të quajtur yll neutron.

Zakonisht astronomët kërkojnë për vrimat e zeza në galaktikën tonë duke matur rrezet X që emetohen kur vrimat e zeza thithin material nga yjet e afërta. Ndërsa në galaktika të largëta studiuesit kërkojnë për lëkundje valore gravitacionale, të cilat prodhohen nga shkrirja e dy vrimave të zeza apo nga përplasja e yjeve neutron.

Për t’u kthyer tek tema jonë, studiuesit tashmë besojnë se mudn të ketë vrima të zeza me masë relativisht të vogël që nuk emetojnë rreze X si vrimat e zeza ‘më të zakonshme’.

Këto vrima të zeza mund të ekzistojnë në një sistem të dyfishtë me një yll tjetër, por duke orbituar mjaftueshëm larg prej tij sa për të mos e gëlltitur.

Prandaj shkencëtarët arritën në konkluzionin se këto vrima të zeza të vogla duke mos emetuar rreze X mbeten të padukshme për astronomët. Autori i studimit Todd Thompson, tha:

“Ne jemi të sigurtë se mund të ketë shumë, shumë nga këto vrima të zeza të vogla në sisteme binare me yjet e tyre, por thjesht nuk i kemi d\gjetur sepse është e vështirë të dallohen”.

Thompson dhe kolegët e tij po kërkojnë për prova të tjera të ekzistencës së tyre siç mund të jetë spektri i dritës, në formën e gjatësive të ndryshme valore të energjisë së prodhuar nga objektet.sotnews

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara