Një histori që kalon nga burrat te gratë: Lindja e takave të larta

19:55 | 29 Dhjetor 2019

“Do të mahniteni kur mësoni historinë e lindjes së këpucëve me takë, e cila sot është simboli i feminizmit!”

Këpucët me takë, sot njihen si simbol i elegancës, feminizmit dhe tërheqjes. A mund të besoni nëse ju themi që në historinë e shpikjes së këpucëve me takë, nuk bëjnë pjesë gratë.

Janë prodhuar për meshkuj!

Po, nuk e dëgjuat gabim! Këpucët me takë të larta, së pari janë prodhuar për burra.  Edhe pse data e saktë nuk dihet, vlerësohet se këto këpucë për herë të parë janë përdorur nga ushtarët, transmeton arbresh.info.

Sipas disa burimeve, Irani, sipas disa burimeve, ushtarët romakë mbanin taka të larta për të mbajtur këmbët lart ndërsa hipnin kuaj. Edhe sot, dizajnët e këpucëve të kaubojve, bëhen me take të larta. Po ashtu është zbuluar për kasapët që të mbrohen nga gjaku në tokë.

Pas përdorimit të ushtarëve, këpucë me takë u përhapën edhe në Evropë dhe me kalimin e kohës filluan të përdoren nga ana e aristokratëve.

Ndërsa në mesin e shekullit të 17-të, këpucët me takë u përfundimisht u shndërruan në mbathje ‘femërore’.

Deri në mesin e shekullit të 20-të, taket e këpucëve patën një dizajn më të trashë. Ndërsa shfaqja e ‘stilettos’ pas Luftës së Dytë Botërore, bëri që në botën e modës të fillojë një epokë e re. Por në atë kohë, veshja e këpucëve me takë u ndalua në hapësira publike pasi që supozohej që po e dëmtonin asfaltin.

Ndërkaq, pas viteve 1980 kjo ndalesë u shfuqizua dhe “stilettos” u bërën këpucët më të njohura me takë./arbresh,info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara