Në moshën 60-vjeçare vdes Vila, një nga gorillat më të vjetra të botës

01:52 | 29 Janar 2018

Një nga gorillat më të vjetra në botë ka vdekur në moshën 60 vjeçare. San Diego Zoo Safari Park njoftoi të premten se Vila, e cila ka lindur në Kongo në vitin 1957, vdiq e rrethuar nga pjesëtarët e trupës së saj familjare.

Ajo ishte “matriarku”, thanë ata, prej pesë gjeneratave.

“Ka shumë pak gorila kudo në atë moshë”, tha Peggy Sexton, një rojtar i kafshëve në parkun Safari në Kaliforni.

Gorillat zakonisht jetojnë për 35-40 vjet. “Humbjen e saj do ta ndjejnë anëtarët e kopshteve zoologjike, mysafirët, vullnetarët dhe stafi”, tha Randy Riches, kuratore e gjitarëve në parkun e safarit.

Gorilla më e vjetër që jeton në kujdesin e njerëzve mendohet të jetë Trudy, 61-vjeçar në Little Rock Zoo në Arkansas./gsh/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara