Në Belgjikë gjendet rruga “Rue d’Albanie”, pasi në këtë lagje jetoi Faik Konica

23:35 | 15 Nëntor 2019

Në Bruksel, Belgjikë gjendet rruga “Rue d’Albanie”, e njohur ndryshe si rruga e Shqipërisë, pasi në këtë lagje jetoi Faik Konica, një nga figurat më të rëndësishme të gjuhës, kulturës dhe letërsisë shqipe.

Në njërën nga shtëpitë është shkruar emri i tij, aty ku ai publikoi revistën politike, kulturore dhe letrare “Albania”, e cila ka luajtur një rol thelbësor si organ i shtypit, gjatë periudhës së Rilindjes kombëtare shqiptare./kultplus

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara