Ndodh mrekullia në shkretëtirën më të madhe në Tokë, befason shkencëtarët (FOTO/VIDEO)

18:55 | 25 Gusht 2017

Atacama, është shkretëtira më e thatë në Tokë. Por viteve të fundit, ajo ka ndryshuar aq shumë sa që i ka befasuar shkencëtarët me lulëzimin e saj, përcjell arbresh.info

Ajo shtrihet në 1 mijë kilometra rrip toke në bregun perëndimor të Amerikës së Jugut.

Reshjet mesatare në rajon janë rreth 15 milimetra në vit. Por çdo pesë deri në shtatë vjet, reshjet e pazakonshme në vjeshtë bëjnë që të lulëzojnë më shumë se 200 lloje të luleve në pranverë.

Hera e fundit që kjo ndodhi ishte në vitin 2015, ku ngjyra rozë mbizotëroi fushën dhe ngjarja u kthye në kryefjalën e medieve.

Këtë here lulëzimi ka ardhur më herët.

Vetëm dy vjet pas rastit të fundit, turistët po fluturojnë për të shijuar fenomenin e quajtur “Desierto Florido” ose shkretëtira e lulëzuar.

vv atacama-desert bb desierto_florido

Atacama Desierto florido 2015, massive appearance of Pata de Guanaco flowers,D5A4202
Atacama Desierto florido 2015, massive appearance of Pata de Guanaco flowers,D5A4202

fuji-ruta5 g c2 c1

Lajmet më të lexuara

Të ngjashme