NASA zbulon metan në Mars

22:25 | 1 Korrik 2019

Sonda ‘Kjurjoziti’ zbuloi përqëndrim të lartë të gazit metan në planetin Mars, një sasi e pazakontë që mund të tregojë se aty ekzistojnë forma jete. Ishte agjencia hapësinore amerikane NASA që njoftoi përmes një komunikate për shtyp këtë zbulim, që sonda ‘Kjurioziti’ e bëri të mërkurën e kaluar. Shkencëtarët e NASA-s thanë se kanë dyshime të forta se gazi mund të jetë prodhuar nga baktere që marrin pjesë në proceset metabolike të organizmave të gjalla.

Por e njëjta sasi nuk u gjet në të njejtën zonë të kraterit pak ditë më pas. Ndaj dhe ka pak gjasa që gazi t’a ketë burimin nga nëntoka. Ky gaz krijohet në shtresa ku ka përbërje uji, ekzistenca e të cilit në Mars është vërtetuar.

Sonda ‘Kjurjoziti’ nuk është e pajisur me instrumente për të bërë analiza të hollësishme për të zbuluar origjinën e gazit. Sipas shkencëtarëve, mbi sipërfaqen e Marsit është konstatuar edhe më herët prani tepër e ulët e molekulave të gazit metan, por kjo është hera e parë e zbulimit të një përqëndrimi tepër të madh./tvklan/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara