Misteri i një shtëpie të vetmuar në një ishull islandez

01:31 | 29 Qershor 2020

Eshtë një arkipelag i bukur në brigjet e jugut të Islandës, i quajtur Vestmannaeyjar. Në këtë arkipelag është ishulli edhe më i bukur, ai i Eliday.

Ka një shtëpi të vetmuar, misterioze mbi të.Ishulli ishte i banuar për herë të fundit pothuajse 300 vjet më parë kur pesë familje jetuan në të, të angazhuara në peshkim, gjuetinë e shpendëve dhe mbarështimin e bagëtive, raporton CDM.

Megjithatë, deri në vitin 1930, banori i fundit i këtij ishulli e kishte lënë atë.Disa pretenduan se ishulli iu dhurua këngëtarit të famshëm islandez Bjork, ndërsa të tjerë pretenduan se ai u bë shtëpia e një miliarderi eksentrik.

Sigurisht, të dy tregimet nuk janë të vërteta.Shtëpia misterioze, në të vërtetë, përfaqëson një kasolle, më saktë një strehë dhe një sauna për shoqatën lokale të gjuetisë, e cila e përdor atë për të gjuajtur zogj të egër në ishull.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara