Misteri i luftanijes më të madhe në botë që u fundos pas 20 minutave të udhëtimit të parë

11:02 | 15 Dhjetor 2019

E konsideruar si luftanija më e madhe e kohës së saj, Vasa u mbyt brenda 20 minutave të udhëtimit të saj të parë. Gati 400 vjet më vonë, askush nuk e di pse.

Kur ajo lundronte nga Gjiri i Stokholmit në vitin 1628, Vasa ishte luftanija më teknologjike e kohës në botë. E ndërtuar në kohën e Mbretit Gustav II Adolf, Vasa ishte 68 metra e gjatë dhe mbante 64 topa zjarri. Kjo luftanije është një nga shembujt më të hershëm të një anijeje luftarake me dy kuverta të plota me armë.

Ditët e lavdishme të kësaj anije, të dekoruara bukur, nuk zgjatën shumë, pasi që: 20 minuta në udhëtimin e saj, anija u mbyt, duke vrarë 30 pasagjerë të saj. Vasa qëndroi në fund të detit për rreth tre shekuj, derisa arkeologët zbuluan anijen, duke e rivendosur dhe shfaqur atë në atë që është bërë muzeu më i vizituar në të gjithë Skandinavinë.

Historia e fundosjes së shpejtë të Vasës njihet si një nga dështimet më kolosale dhe misteret më të mëdha në historinë detare arkitekturore. Pas një erë të fortë, anija u përkul anash dhe filloi të mbushej me ujë përmes porteve të hapura të topave. Ajo u mbyt në udhëtimin e parë të anijes, duke e bërë publikisht Vasa-n si një katastrofë kombëtare. Pas fundosjes së papritur, një kërkim përcaktoi që anija ishte e paqëndrueshme – arsyet e paqëndrueshmërisë, megjithatë, ende po diskutohen sot.

Disa historianë besojnë se anija ishte projektuar gabimisht, të tjerë arsyetojnë se pesha e fuqisë së zjarrit të anijes ishte shpërndarë në mënyrë jo të duhur. Por ndërsa anija ishte zhytur para gati 300 vjetësh, në një farë mënyre arriti të mbetet e ruajtur mrekullisht. Kur u ndërtua, Vasa ishte zbukuruar me gdhendje të ndërlikuara prej druri që tregonin histori për familjen mbretërore suedeze. Për shkak të ujit të ftohtë, të varfër me oksigjen të Detit Baltik, anija u mbrojt nga bakteret dhe krimbat që zakonisht tretin mbetjet prej druri.

Kur u tërhoq nga gjiri në vitin 1961, ekspertët vlerësuan se 98% e drurit origjinal të anijes ishte akoma i paprekur, duke e bërë atë anijen më të ruajtur në botë të shekullit 17-të. Tani anija, e cila ndodhet në Muzeun Vasa të Stokholmit, është në rrezik të ketë përsëri “fatin e keq”. Brenda mureve të muzeut, anija ka filluar të “përkulet anash”, rreth 1 mm në vit drejt tokës.

Por ekspertët nuk do të lejojnë që historia e Vasa-s të përsëritet – anija po pëson riparime për të siguruar që ajo do të ruhet për brezat e ardhshëm.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara