Mes Tokës dhe Hënës sonte kalon një asteroid

17:10 | 28 Tetor 2019

Një tjetër asteroid do të kalojë me të vërtetë shumë afër tokës në orët e para të mëngjesit të së martës, 29 tetor. masivi i akullt prej hekuri dhe elementësh të tjerë, do të kalojë vetëm 190 mijë kilometra larg tokës, ose në një distancë sa gjysma e hapsirës që ndan planetin tonë nga toka, që sipas ekspertëve, është krejt e sigurt.

Kjo është një vizitë që vjen pak pas asaj të dy asteroidëve të vegjël 2019 un8 dhe 2019 uo8, që kaluan tranzit në brendësi të orbitës së hënës dhe që u zbuluan kur ishin duke u larguar. I ardhuri i ri, që quhet 2019 ub8, i afrohet Tokës pak ditë pas zbulimit të tij, më 26 tetor.
Diametri i tij llogaritet se është nga 4.3 deri në 9.5 metra. Dimensionet janë modeste sipas studiuesve krahasuar me ato të asteroidit që në shkurt 2013 shpërtheu në qiejt e celjabinskut. Sidoqoftë, asteroidi do të mund të shihet me ndihmën e një teleskopi me diametër mjaftueshëm të madh. nga rajoni unë, mund të shihet mirë duke filluar nga mesnata dhe më pas do të spostohet për tu zhdukur para agimit./tch/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara