Me Samsung Galaxy S6 dhe S6 Edge mund të thyeni edhe arra(VIDEO)

15:34 | 21 Prill 2015

Galaxy S6 dhe S6 Edge janë telefonat më të mirë me platformë Android që gjiganti Samsung  ka lansuar ndonjëherë. Me një ekran të mprehtë, dizajn jashtëzakonisht të bukur, performancë tepër të fuqishme dhe një kamerë madhështore, Galaxy S6 dhe S6 Edge janë pajisjet më të mira të këtij viti.

Sidoqoftë, kjo nuk është e tëra që Samsung ka ofruar me këto pajisje të mrekullueshme. Në një video të zbuluar nga Daily Dot, shfaqen pajisjet Galaxy S6 dhe S6 Edge si mjete edhe për thyerjen e arrave, transmeton arbresh.info.

Jo që kemi dëshirë të shohim se si torturohen këto pajisje, por mbrojtja që i ofron ekrani Gorilla Glass 4 është padyshim e veçantë. Në videon e mëposhtme, ju mund të shihni një person që vendos arra në Galaxy S6 dhe përdor modelin tjetër Galaxy S6 Edge për t’i thyer ato./arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara