Largohet nga puna komentatori pasi bëri këtë veprim (FOTO)

14:24 | 11 Gusht 2017

Jeffrey Lord, një komentator politik dhe mbështetës i presidentit të SHBA-së, Donald Trump, u pushua dje nga puna, pasi eksperti i televizionit CNN përdori një përshëndetje naziste gjatë një postimi në Twitter që i drejtohej një aktivisti liberal.

“Përshëndetjet naziste janë të pajustifikueshme”, tha televizioni CNN gjatë një deklarate.

“Jeffrey Lord nuk është më i punësuar në rrjetin e CNN-it”, sipas një artikulli të një korrespondenti të medias, shkruan atsh. Gjatë një interviste pas pushimit të tij nga puna, Lord tha se postimi i tij në Twitter drejtuar aktivistit Angelo Carusone, ishte keqkuptuar.

“Unë i ironizoj personat që përdorin taktika të dhunshme në stilin e fashistëve dhe nazistëve për të ndaluar transmetimet e gazetarëve dhe njeri prej tyre isha unë”, tha ai sipas gazetës së përditshme amerikane “New York Times”.“Lord i është bashkuar televizionit CNN në korrik të 2015, si kontribues i paguar pro Trump”, njoftoi “New York Times”.

auto_cnn_1502447409-57579611502447650

Lajmet më të lexuara