La fëmijët vetëm në shtëpi për t’u martuar në Francë

21:16 | 1 Korrik 2017

Një nënë la dy djemtë e tij të vetëm në shtëpi për dy ditë për të shkuar në Paris pas një burri që njohu në internet.

Ajo u la fëmijëve supë, të moshës 11 dhe gjashtë dhe u telefononte për të parë se si ata ishin, u tha në gjykatë, transmeton portali arbresh.info.

E ëma e dy djemve u arrestua pas 6 vjeçari i tregoi mësueses që nëna e tij ishte në Francë dhe se ai me të vëllanë ishin të vetëm në shtëpi në Bradford.

Gruaja, identiteti i së cilës nuk është bërë i ditur për të mbrojtur djemtë, u deklarua fajtore për neglizhencë në periudhë dy-ditore.

Për fat atë nuk e dënua me burg, pasi që në gjykatë u tha se ajo ishte një nënë e mirë, ndërsa tani ajo është bashkuar me fëmijët pasi ata kaluan një kohë në jetimore./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara