Ky është kosovari me veturë si të Ronaldos

14:41 | 19 Qershor 2019

Egzon Kelmendi apo siç njihet ndryshe Egzon Elkosi, koleksionit të tij të veturave luksoze kohëve të fundit ia ka shtuar edhe një SUV Rolls Royce të tipit Cullinan të vitit të prodhimit 2019.

Ky model është i fundit nga kjo kompani prestigjioze e veturave luksoze dhe përveç që është e vetmja në Kosovë, duhet të theksojmë që të njëjtën e posedon edhe futbollisti i njohur Cristiano Ronaldo.

Kjo veturë ka vlerë në treg prej 500 000€.

Egzoni njihet se bën një jetë shumë luksoze, përfshirë pushime në vendet më të kushtueshme ekzotike, gardëroba e tij është gjithmonë e brendeve më të njohura si Louis Vuitton, Gucci, Fendi, Versace, Dolce & Gabbana etj.

Por përveç argëtimit dhe ndjekjes së pasionit ai është edhe një udhëheqës dhe pronar i kompanisë së madhe “EGI Group” që merret me prodhimin dhe paketimin e produkteve te ndryshme higjienike (faculeta te lagura dhe te terura, shampona, folje dhe qese plastike) dhe ushqimore ( pasta PI&KI, patatina, flips, kikirik dhe arra e fruta te thata ).

Produktet e kësaj kompanie përveç që distribuohen brenda Kosovës, ato kanë depërtuar edhe në vendet e rajonit si Mal të Zi, Shqipëri dhe Maqedoni, por edhe në shumë vende të botës si: Amerikë, Karaibe, Zvicër, Suedi, Çeki, Austri etj.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara