Katër tigra të cirkut shqyejnë për vdekje trajnerin e tyre në Itali

01:59 | 7 Korrik 2019

Katër tigra kanë shqyer për vdekje trajnerin e tyre gjatë një performance të cirkut në pjesën jugore të Italisë.

Njëri nga tigrat, ka sulmuar i pari Ettore Weber, 61 vjeçar, gjatë ditës së enjte. E gjithë ngjarja ka ndodhur afër qytetit të Barit, e që më pas edhe tre tigra të tjerë i janë bashkangjitur, raporton BBC.

Weber, i cili punonte në cirkun “Orfei Circus”, ka qenë njëri ndër trajnerët më të mirë e më të famshëm të cirkut.

Ai ka qenë duke i trajnuar tigrat gjatë orës 19:00, për një shfaqje të cilën e kishte mbajtur në shumë vende të ndryshme të botës.

Ai gjithashtu ka trajnuar edhe kafshë të tjera, siç janë, zebra, kuaj e bizonët.

Mediat raportojnë se tigrat janë larguar nga tigri dhe janë dërguar në një vend të izoluar. 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara