Japonia me mur kundër cunamit (foto)

09:53 | 23 Mars 2015

Katër vjet pas cunamit shkatërrimtar i cili fshiu nga dheu një pjesë të madhe të bregut verilindor japonez, ky vend planifikon të ndërtojë një mur detar të gjatë afër 400 kilometra me lartësi rreth pesë kate të ndërtesës në mënyrë që të mbrohet nga katastrofat e ardhshme eventuale natyrore, transmeton koha.net.

Kundërshtarët e murit, i cili do të kushtonte 6. 8 miliardë dollarë konsiderojnë se kjo barrierë gjigante e betonit do të rrezikojë eko sistemin e detit, por edhe shikimin dhe do të vështirësojë nga i cili jeton shumica e popullatës e se në fakt shumë pak ndikon në mbrojtjen e njerëzve të cilët në kohë cunami ikin në lartësi mbidetare.

Ithtarët e murit megjithatë thonë se muri është një e keqe e domosdoshme e që njëkohësisht do të sigurojë vende të reja pune, të patën për një kohë.

japoni

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara