Ishulli i ndaluar: Do të vdisni duke ulëritur

20:24 | 27 Mars 2019

33 kilometra nga brigjet e Brazilit, pranë Sao Paulo ndodhet një ishull shumë i rrezikshëm, në të cilin ka gjarpërinjë shumë të rrezikshëm, madje prej specieve më të rrezikshme në botë

Ishulli i Gjarpërinjve është kaq i rrezikshëm sa njerëzit e kanë të ndaluar të shkojnë atje, transmeton Gazeta Metro.

Aty gjendet një lloj nepërke, helmi i së cilës është aq i fortë sa mund të shkrijë mishin e njeriut.

Ky ishull është shtëpi për rreth 4 mijë krijesa vdekjeprurëse dhe kur janë të uritur, gjarpërinjtë kapin zogjtë në ajër për t’u ushqyer. Aty kanë vdekur edhe shumë turistë.

Autoritetet lokale u japin leje vetëm disa shkencëtarëve për të vizituar këtë ishull.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara