Identifikohet zona nervore e spiritualitetit!

19:22 | 9 Prill 2019

Shkencëtarët e Yale kanë identifikuar një zonë të mundshme neurobiologjike për përvojën shpirtërore – ndjenjën e lidhjes me diçka më të madhe se veten. Aktiviteti në korteksin parietal, një zonë e trurit e përfshirë në ndërgjegjësimin e vetes dhe të tjerëve, si dhe përpunimin e vëmendjes, duket të jetë një element i përbashkët midis individëve që kanë përjetuar një sërë përvojash shpirtërore, sipas një studimi të botuar në revistën Cerebral Cortex.

“Përvojat shpirtërore janë gjendje të fuqishme që mund të kenë ndikime të thella në jetën e njerëzve”, tha Marc Potenza, profesor i psikiatrisë, në Yale Child Study Center dhe profesor i neuroshkencës.

“Të kuptuarit e bazave nervore të përvojave shpirtërore mund të na ndihmojnë të kuptojmë më mirë rolet e tyre në elasticitetin dhe rimëkëmbjen nga shëndeti mendor dhe çrregullimet e varësisë”.

Përvojat shpirtërore mund të jenë fetare përsa i përket natyrës ose jo, të tilla si ndjenja e njëshmërisë në natyrë ose mungesa e vetes gjatë ngjarjeve sportive. Studiuesit në Yale dhe “Spirituality Mind Body Institute”, në Universitetin e Kolumbias intervistuan 27 të rinj për të mbledhur informacion rreth përvojave stresuese dhe relaksuese së kaluarës, si dhe përvojat e tyre shpirtërore. Pastaj subjektet i’u nënshtruan skanimeve të fMRI duke dëgjuar për herë të parë regjistrimet bazuar në përvojat e tyre të personalizuara. Ndërsa përvojat individuale shpirtërore ndryshonin, studiuesit vunë në dukje modele të ngjashme të aktivitetit në korteksin parietal, përderisa subjektet imagjinonin të përjetonin ngjarjet në regjistrime.

Potenza (2018) theksoi se zona të tjera të trurit janë gjithashtu të përfshira në formimin e përvojave shpirtërore. Ky hulumtim mund të ndihmojë studiuesit e ardhshëm të studiojnë përvojën shpirtërore dhe ndikimin e saj në shëndetin mendor, tha ai./revista psika

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara