I vetëm në shesh, kërkon mbështetje për projektin e tij “Bioenergjia”

16:10 | 21 Mars 2015

Sot kur po shënohet 21 marsi Dita e Pranverës, një qytetar ka dalë në shesh duke kërkuar përkrahje e mbështetje për atë që sipas tij do të jetë “shpëtimi” i kësaj shoqërie.

Është ky Fatmir Muçolli, i cili ka paralajmëruar si një ngjarje ku pritej të marrin pjesë shumë qytetar, përfshirë edhe studentët, doli i vetmuar dhe kërkon që 21 marsi të bëhet ditë e paqes dhe ditë e energjisë pozitive.

Ai mendon se mesazhi për paqen duhet të lëshohet nga Kosova. “Projekti” i tij Bioenergjia, thotë se do të sillte paqe dhe do ta përcillte këtë mesazh në botë. Ai kërkon vetëdijesimin e qytetarëve për ndryshime pozitive.

“Qëllimi është zgjimi i vetëdijes së qytetarëve për ndryshime pozitive. Unë punoj qe 21 vjet në këtë projekt, qëllimi është të shkojë mesazhi i paqes nga Kosova”, ka thënë ai.

Edhe pse ai priti shumë gjatë për ndonjë qytetarë t’i bashkëngjitet, pritjet e tij nuk u realizuan. Meqë ai e pa se nuk kishte mbështetje nga qytetarët, ai vendosi të kritikojë edhe institucionet për mos mbështetje.

“Deri më sot nuk kam gjetur mbështetjen nga asnjë institucion, por unë do të vazhdojë. Momentalisht është një situatë shumë e acaruar në botë”, ka thënë ai.

Sipas tij, energjitë janë ende të bllokuara, dhe ky është shkaku që u pamundëson njerëzve ta njohin Bioenergjinë.

“Njerëzit nuk kanë forcën e duhur ta njohin Bioenergjinë, sepse energjitë janë momentalisht të bllokuara”.

Sipas Fatmir Muçollit, sistemi aktual i shoqërisë është një sistem i dështuar, dhe se një sistem ideal do të ishte projekti i tij për shoqërinë që quhet “Epdia”.

“Sistemi aktual shoqëror është sistem i dështuar. Sistemi ideal për këtë shoqëri është Epdia, një besim ilir”, tha ai.

Pas një qëndrimi bukur të gjatë, dhe meqë nuk kishe asnjë përkrahës Muçolli u largua nga vendi i ngjarjes

Ja edhe postimi në faqen e tij në facebook:

Fatmir Mucolli fcb

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara