Hëna e Zezë e 30 gushtit, cili është kuptimi i fenomenit të trefishtë qiellor

01:51 | 1 Shtator 2019

Superhëna e gushtit është pikërisht Hëna e Zezë, por a mund ta shohim?

Një Superhënë e Zezë do të arrijë kulmin sonte në qiell për të shënuar ardhjen e tri fenomeneve astronomike – por a mund ta shihni?

Hëna e kësaj të premteje quhet ndryshe edhe Hëna e Zezë. Ajo është është rezultat i një Superhëne që bie në ditën e fazës së re hënore.

Në astronominë popullore, një Superhënë shfaqet kur një Hënë e Plotë ose Hënë e Re arrin pikën e saj më të afërt me Tokën shkruan Telegrafi

Hëna e Re sinjalizon fillimin dhe mbarimin e ciklit mujor hënor, kur rrezet e Diellit bien në anën e Hënës. Kur ato kombinohen në të njëjtën natë, lindi Hëna e Zezë, e rrallë.

Hëna e Zezë nuk është një term astronomik ose shkencor dhe si i tillë, është përkufizuar kështu për të identifikuar një fenomen të rrallë që deri vonë është besuar se mund të jetë edhe ogurzezë.

Por Hënë e Zezë është, në fakt, një Hënë e Re.

Hëna e Zezë, gjithashtu, përshkruan të dytën e dy Hënave të Reja që shfaqen brenda një muaji kalendarik. Por termi përdoret ndonjëherë edhe për të përshkruar një Hënë të Re të tretë ose të katërt, që mund të shfaqet në një sezon.

Almanaku i Vjetër e zgjeron më tej termin e Hënës së Zezë duke thënë se ajo nuk mund të përshkruajë asnjë Hënë të Re brenda një muaji. Por astronomia thotë se: “Kjo mund të ndodhë vetëm në shkurt, ndaj edhe Hëna e Zezë është një fenomen i rrallë, që ndodh një herë në 5 deri në 10 vjet.

Shprehja, gjithashtu, mund t’i referohet thjesht çdo Hëne të Re, sepse ne atëherë shohim anën e errët ose të zezë të Hënës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara