“Hamburger me pasaportë”, McDonald’s në Austri ju udhëzon për ambasadën amerikane

09:23 | 20 Maj 2019

Në menytë e restoranteve McDonald’s në Austri sapo është futur një specialitet i ri.

Asistenca konsullore tashmë propozohet nga zinxhiri i ushqimit të shpejtë për qytetarët amerikanë në vështirësi.

Ambasada amerikane në Vjenë njoftoi nënshkrimin e një partneriteti me mbretin e restorantit të ushqimit të shpejtë, ku parashikohet që degët e markës në Austri munden t’i vijnë në ndihmë turistëve në vështirësi duke i vënë në kontakt me shërbimet konsullore.

“Ekipet e restoranteve McDonald’s në Austri do t’ju vijnë në ndihmë me vënien në kontakt me shërbimet konsullore të ambasadës amerikane”, sqaron përfaqësuesja diplomatike në një mesazh në Facebook.

Në mesin e shembujve të përmendur tregohet rasti i një pasaporte të humbur ose të vjedhur apo duke shkuar më tej me asistencë gjatë udhëtimit në raste urgjente, transmeton “ATSH”.

Ambasada e kontaktuar nga mediat nuk sqaron nëse ky bashkëpunim ishte i pari në llojin e tij, përcjell albinfo.ch.

Iniciativa është perceptuar në forma të ndryshme në rrjetet sociale, ku përkufizimet “McVisa” dhe “McPasseport” kanë nisur të shpërndahen.

‘A është kaq të vështirë për të kërkuar format e kontaktit të ambasadës në internet?’, ngrinte pyetjen një përdoruese e rrjetit social.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara