Gruaja që shpiku ‘Ditën e Nënës’, vdiq duke e urryer këtë festë

11:16 | 13 Maj 2019

Dje ishte festa ‘Dita e Nënës’, që kremtohet në mbarë botën. Por si lindi kjo ditë e shënuar dhe si u globalizua ajo?

“Dita e Nënës” u krijua në vitin 1908 nga Ana Jarvis dhe kishte për qëllim që të nderonte nënë e vdekur.

Anna e kremtoi këtë ditë në qytetin e lindjes Grafton, Virxhinia Perëndimore, tre vjet pas vdekjes së nënës së saj. Ajo dëshironte që një ditë t’ia dedikonte nënës së vdekur. Në vitin 1914, gjashtë vjet pas ngjarjes së parë, Presidenti Woodrow Wilson nënshkroi një projekt-ligj për ta shënuar atë si një ngjarje kombëtare.

Jarvis e përshkroi atë si një ditë për të festuar, duke dashur që të thojë se ‘nëna më e mirë që ka jetuar ndonjëherë është e jotja’. Kjo është arsyeja  që “Dita e Nënës” u bë kombëtare dhe më pas ndërkombëtare.

Jo shumë kohë pasi e shpiku festën gruaja e urrente. Nisi të përçmojë luleshitësit, që e komercializuan festën dhe protestonte përpara dyqaneve të tyre.

Ajo ishte gjithashtu u zemërua me aktivisten dhe politikanen Eleanor Roosevelt që e përdori festën për të mbledhur fonde për shkaqe bamirësie dhe madje bëri 33 padi ku ankohej për përdorimin publik të festës. Jarvis vdiq në një në vitin 1948./tch

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara