Gruaja që bën 12 mijë kilometra udhëtim me deve nëpër kontinente

09:32 | 3 Qershor 2019

Baigalmaa Norjmaa po bën një udhëtim të pashembullt në mbarë botën. Në rrugën e saj 12 mijë kilometërshe ajo do të përshkojë 14 vende masive dhe i gjithë udhëtimi shoqërohet në kushte ekstreme që pak njerëz mund ta përballonin.

Por kjo nomade 30 vjeçare është e patrembur dhe e vendosur për të realizuar ëndrrën e saj të gjatë. njofton Klan Kosova.Baigalmaa Norjmaa është një aventuriere 30 vjeçare që filloi një udhëtim prej 12,000 km nga Ulaanbaatar, kryeqyteti i Mongolisë, deri në Londër.

Do të duhet tre vjet, do të përfshijë 14 vende dhe temperatura deri në -50 gradë.

“Nuk është e vështirë për mua,” thotë ajo. “Unë jam mongoliane – jam mësuar me mot të ashpër”.Baigalmaa është vetëm që tre muaj në ekspeditë dhe pesë nga anëtarët e saj të ekipit fillestar e kanë braktisur tashmë turneut me arsyet se janë lënduar, sëmurë apo edhe paaftësisë për t’u përballur.Baigalmaa (‘Baikal’ për miqtë e saj) ka lënë përkohësisht kampin, duke lënë vëllanë e saj më të vogël, një oficer policie dhe 10 deve, vetëm 480 km larg kufirit.

Për më shumë shikoni në këtë link videon e BBC-së për aventuristen e paprecedentë.

http://www.bbc.com/travel/story/20190530-a-12000km-camel-journey-across-continents

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara