Gruaja me këmbët më të gjata

13:41 | 4 Nëntor 2019

Nëna e dy fëmijëve, Caroline Arthur, është 186 centimetra e gjatë dhe këmbët e saj janë 131.6 centimetra.

Lidhur me këmbët e gjata, 42-vjeçarja ka zbuluar sfidat me të cilat përballet prej tyre.

Ish-modelja ka treguar për ndjekësit e saj pengesat e përditshme që përfshijnë drejtimin e veturës dhe apo udhëtimin me avion.

“Udhëtimi është një sfidë. Rreshti i daljes është një domosdoshmëri pasi unë nuk futem në ulësen normale, dhe ngarja gjithnjë përfshin shtrirjen e sediljes sa më shumë që të jetë e mundur”, tha Arthur, transmeton Infokus.

Mediat e huaja shkruajnë se deri tani Caroline Arthur është e vetmja femër në Australi me këmbë kaq të gjata.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara