Gjërat më të çuditshme të gjetura në faqet e librave

12:27 | 10 Tetor 2019

Nuk janë të pakta rastet kur lexues të librave të marra në biblioteka kanë lënë nga një kujtim për lexuesit e radhës në brendësi të faqeve të tyre.

Disa adhurues të librave zbuluan artikuj të ndryshëm ‘të cilësisë së mirë’, të tilla si syzet e leximit, një kartë raporti, shënime dashurie, disqe, kuponat e racioneve ushqimore, fotot Polaroid dhe biletat e koncerteve të cilat janë përdorur në brendi të librave nga njerëz të ndryshëm që kanë lexuar ato në të kaluarën.

Bimët e thata dhe në disa raste merimangat, hardhucat, krimbat e librave janë parë në brendësi të faqeve të librave të vjetër.

Duket se shumë njerëz donin të dhuronin pak fat për lexuesit e tjerë që zgjodhën librin e tyre, me njerëz të shumtë që gjetën faturat ose kartëmonedha prej 2 dollarësh të shkruara me fjalën “surprizë”.

Duke folur për fat të mirë, çfarë mund të jetë më me fat sesa të gjesh një tërfil të rrallë me katër gjethe, siç bëri një lexues në një libër 200-vjeçar.

Në raste më të çuditshme, dikush gjeti një ‘sasi droge’ në një libër, ndërsa një person tjetër hasi në një kanaçe të shtypur.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara