Gjeniu 6-vjeçar nga Kosova

09:38 | 8 Janar 2019

Amar Lenjani, është një djalë gjeni nga Kosova, i cili është shumë i talentuar.

Edhe pse vetëm 6 vjeç, niveli i inteligjencës së Amarit ka rezultuar superiore, duke bërë që ai të zotërojë njohuri që asnjë nga moshatarët e tij nuk i kanë, raporton “TCH”.

Vogëlushi tregoi se flet shtatë gjuhë të huaja, të cilat i ka mësuar në mënyrë autodidakte, si edhe njeh flamujt e shteteve të ndryshme të botës, përcjell albinfo.ch.

Bieta e sfidoi për të treguar aftësitë e gjenialitetin e tij dhe Amari nuk zhgënjeu. Ai gjeti flamujt e të gjitha shteteve, duke përmendur Kolumbinë, Qipron, Egjiptin, Greqinë, Britaninë etj.

Shpërndaje në rrjete sociale