Gjendet anija e parë britanikë e humbur gjatë Luftës së Dytë Botërore

21:12 | 5 Tetor 2017

Anija e parë britanike që u fundos gjatë Luftës së Dytë Botërore është gjetur në brigjet e irlandeze.

Linja transatlantike SS Athenia u pezullua vetëm disa orë pasi Britania shpalli luftë ndaj Gjermanisë, transmeton portali arbresh.info

Në anijen e humbur e cila kishte peshë rreth 13,400 ton, humbën jetën disa pasagjerë.

David Mearns, një gjahtar me përvojë në anijembytje, i cili gjeti vendin, tha se zhytësit kanë ende shumë punë për të bërë, por ai ishte i sigurtë se anija është Athenia.

Ekplorimet e tij fillimisht u mbajtën sekrete, por zbulimin e rradhës ai e bëri të njohur në librin e tij të ri “The Shipwreck Hunter”.

Gjermania fillimisht e ka mohuar fundosjen, duke pasur frikë se do të tërheqë Amerikën në luftë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara