Gjenden 3 mijë monedha të lashta në një gropë

20:16 | 10 Maj 2019

Dy persona kanë gjetur një grumbull monedhash të lashta në Britaninë e Madhe.

Mësohet se dy personat i kanë gjetur monedhat brenda një qypi qeramike, i cili ishte groposur në një fushë në Lincolnshire.

Po ashtu e ditur bëhet se ata kanë gjetur më shumë se 3 mijë monedha bakri. ‘’DailyMail’’ raporton se sipas ekspertëve këto monedha i përkasin shekullit të IV.

Një sasi e tillë monedhash nuk ishte zbuluar kurrë më parë në Britaninë e Madhe. Sot ato mendohet se vlejnë rreth 15 mijë paund.

Sasia e monedhave është gjetur në një gropë, e cila ishte mbuluar me gurë gëlqeror.

Arkeologët, pasi i kanë studiuar janë shprehur se ato mund të jenë groposur si pjesë e një ceremonie.

Gjithashtu mësohet se ato janë zbuluar që në vitin 2017-të, por vetëm tani është mundur të zbulohet autenticiteti i tyre. Ndaj edhe është bërë e ditur kaq vonë gjetja e tyre.

Monedhat janë shpallur edhe thesar zyrtar i Britanisë së Madhe.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara