Gazeta bullgare: Vajzat e Bullgarisë po rrëmbehen nga UFO-t

23:03 | 14 Maj 2019

Gazeta bullgare “Telegraf” ka botuar si kryesor tregimin për rrëmbimet e supozuara të jashtëtokësorëve, të cilat, siç thotë astrofizikani Lucezar Filopov, po ndodhin në atë vend, ndërsa rasti i fundit është shënuar në rajonin e Varnës.

Në tekstin me titull “Jashtëtokësorët rrëmbejnë gjyshër e vajza”, profesori Filipov kësaj gazete i ka thënë se “vizitorëve nga kozmosi u interesojnë persona më të vjetër, të rinj e fëmijë”, transmeton sovrani.info.

Profesori thotë se shumëkush i ka folur se raste të tilla po ndodhin në Bullgari, ndërsa i fundit ka qenë gjoja rrëmbimi i një njeriu më të vjetër nga një fshat në regjionion e qytetit Varna.

Ai ka thënë se para do kohe një femër e re ka ardhur te ai dhe i ka thënë se nga trupi i saj me veprim kirurgjik i është hequr një pjesë e metalit.

“Ka qenë e tronditur, ka ardhur me të ëmën dhe ma tregoi një pllakë të vogël në formë katrori, të nxjerrë me anë të operacionit”, kujton profesori.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara