Fenomeni i mrekullueshëm i reve shumëngjyrëshe në Teksas

09:05 | 13 Maj 2019

Fenomeni i reve të ylberta, të rralla dhe interesante, shoqërohet me kushte të këqija të motit ose në çdo rast me erëra të forta.

Në ditët e fundit një fenomen i rrallë dhe spektakolar ka ndodhur në qiellin e Teksasit dhe bëhet fjalë për një re të ylbertë.

I gjithë ky efekt fantastik e ‘magjik’ ne dukje krijohet kur rrezet e dritës përçojnë bulëzat e ujit në qiell.

Retë iride në afërsi të diellit, megjithëse kanë ngjyra më të qarta, mund të vërehen me vështirësi për shkak të dritës verbuese, shkruan syri.net. Megjithëse nuk është i zakonshëm është një fenomen që mund të vërehet kudo në botë, megjithëse më shpesh në zonat malore.

Fenomeni i reve të ylberta shoqërohet në parim me kushte të këqija të motit ose në çdo rast me erëra të forta, me re të larta.

Por ka edhe një tjetër fenomen me pamje të ngjashme që në vend të kësaj ndodh në kushte të mira të motit falë diellit i cili ndodhet në lartësi në qiell gjatë orëve qendrore të ditës dhe pranisë së njëhershme të reve të holla, retë që nuk shkaktojnë reshje në atmosferë.

Ky fenomen quhet ‘ylberi i zjarrtë’.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara