Elon Musk ndërton anijen që do të shkojë në Mars

00:39 | 30 Shtator 2019

Elon Musk ka prezantuar anijen e tij të re SpaceX Starship, që është projektuar për të bërë udhëtime private në Hënë, Mars dhe përtej.

Anija, që duhet të bëjë fluturimin e saj të parë testues brenda pak javësh, është ndërtuar për të dërguar ekuipazh dhe ngarkesë në hapsirë dhe për ti rikthyer sërish në tokë.

Drejtori ekzekutiv i SpaceX, Elon Musk, tha se starship do të hapë më në fund rrugën që një qytet i qëndrueshëm të ndërtohet në Mars.

Një prototip i SpaceX Starship u prezantua para audiencës në sajtin e lançimit dhe projektimit të kompanisë, në Teksas.

Miliarderi i teknologjisë tha se synon që anija të nisë udhëtimin e saj të parë brenda një apo dy muajsh.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara