E rrallë: Në Kamenicë kërpudha rritet në asfalt

10:36 | 22 Shtator 2018

Një fotografi, e publikuar nga fotografi Arian Mavriqi në Facebook, tregon një kërpudhë duke u rritur në parking të asfaltuar.

Pavarësisht se parkingu ishte i asfaltuar, një sipërfaqe kjo mjaft e fortë që një kërpudhë të dalë, kërpudha ia doli të shpërthejë mbi të.

Kërpudhat zakonisht rriten në toka pyjore dhe mbi drurë të kalbur, por kjo kërpudhë në Kamenicë dëshmon më së miri fuqinë e natyrës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara