E çuditshme, dëshiron të ndryshojë moshën, të bëhet më i ri

17:51 | 8 Nëntor 2018

Të gënjesh për moshën në një ueb faqe që përdoret për të takuar njerëz të rinj konsiderohet një hap i gabuar.

Tani një holandez 69-vjeçar dëshiron që gjykata ta bëjë zyrtarisht 20 vjet më të ri, sikurse ndryshimi në identifikimin si transgjinor, transmeton portali arbresh.info.

Emile Ratelband ka nisur një përpjekje ligjore për të ndryshuar moshën e tij për 20 vjet, në mënyrë që të përmirësojë shanset e tij me gratë në aplikacionet e takimeve si Tinder dhe për të ndihmuar me perspektivat e punës, sipas raporteve në mediat holandeze.

“Ju mund të ndryshoni emrin tuaj, ju mund ta ndryshoni gjininë tuaj, pse jo moshën tuaj? Askund nuk jeni diskriminuar aq sa me moshën tuaj”, citon gazeta holandeze De Telegraaf Ratelband të ketë thënë.

Të hënën, ai kërkoi një gjykatë në qytetin e tij të lindjes të Arnhem, në lindje të vendit, për datën e lindjes së tij që do të ndryshonte nga 11 mars 1949 në 11 mars 1960.

Ai i tha gjykatës se ai “vuan” si një 69 vjeçar dhe është ndjerë “20, 25 vjet më i ri” sesa mosha e tij zyrtare, sipas gazetës holandeze Algemeen Dagblad.

Sipas gazetës, gjykata është skeptike rreth rastit të Ratelbandit pasi nuk ka precedent ligjor në këtë fushë.

Vendimi pritet të merret pas katër javëshh./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale