Dhjetë vende që ia vlen t’i vizitoni në Zvicër

00:25 | 2 Qershor 2019

Pa marrë parasysh a po shkoni për vizitë apo për të jetuar, Zvicra iu ofron plot vende të bukura për t’i vizituar. Andaj, “Expatica” iu sugjeron dhjetë vende për t’i vizituar në Zvicër, në mënyrë që të keni një përvojë sa më të mirë si turist.

Matterhorn, Zermatt – Ky gjigant në formë piramide, mbase është mali më i fotografuar në botë, po ashtu pika alpine më e famshme në Zvicër. Matterhorn, që qëndron në 4478 metra lartësi, tërheq alpinistë nga e gjithë bota, të cilët janë të etur për ta ‘pushtuar’ këtë maje.

Chateau de Chillon, Montreux – E vendosur në zemër të rivierës zvicerane, në brigjet e Liqenit të Gjenevës, kështjella Chillon është një vend që nuk duhet humbur. Kjo ndërtesë përbëhet nga 23 ndërtesa dhe tre oborre, dhe gjërat në brendësi janë ruajtur në formën origjinale. Kështjella katër shekullore, është ndër monumentet historike më të vizituara në Zvicër.

Rajoni Jungfrau – Jungfraujoch, një vend alpin i mrekullueshëm, ofron plot aventura për vizitorët. Ky vend po ashtu ofron një pamje madhështore e fusha të gjelbëruara. Në qendrë të tij është Interlakeni, një qytezë e thjeshtë, që është bërë një pikënisje për udhëtarët në rajon. Prej aty mund të vizitoni pikat kryesore të
Jungfrajoch-it, si qytetet Grindelwald,
Murren, Wengen dhe Lauterbrunnen.

Parku Kombëtar i Zvicrës, Zernez – Ky park, i shtrirë në një sipërfaqe prej 172 kilometra katrorë, iu ofron vizitorëve një pamje mahnitëse të akullnajve, kullotave, ujëvarave e pyjeve. Përmes 21 rrugëve për ecje që ndodhen në këtë park, keni mundësi ta sodisni florën, e me raste edhe faunën në këtë vend.

Liqeni i Gjenevës dhe qytetet përreth – I njohur si Uji i Madh, Liqeni i Gjenevës mbulon një sipërfaqe prej 582 kilometra katrorë. Tash, i njohur edhe si Lac Leman, liqeni është i mbushur me zogj ‘përrallorë’ në brigjet e tij. Ky liqen është pikënisje e mrekullueshme për të eksploruar disa vende si kantoni i Vaudit, Malet Jura, qytetin studentor të Lozanës, e të tjera.

Lugano – Të udhëtuarit nëpër Lugano, e shfaqë Zvicrën në një pamje tjetër. Meqë kufizohet me Italinë në jug, edhe ndikimi italian është i pamohueshëm në rajonin e Ticinos, duke nisur nga gjuha lokale, vilat romantike, kuzhina e pasur e deri te verërat e ngrohta. Lugano po ashtu përmban objekte të rëndësishme të trashëgimisë.

Berna – Mbase jo të gjithë të huajt e dinë, por qyteti historik i Bernës është kryeqyteti i Zvicrës. Historia shfaqet në rrugët e shtruara me kalldrëm e po ashtu, në cdo cep të qytetit, sidomos në Qyetin e Vjetër. Si e tillë, Berna është një ndër qendrat historike më të ruajtura në Zvicër.

Lucerni – Në zemër të Zvicrës, ndodhet ‘qyteti në liqe’ i Lucernit, i rrethuar nga një panoramë malore. Kullat e gurit, urat prej druri e kishat antike ia kanë ruajtur qytetit frymën tradicionale, duke e bërë edhe një ndër vendet më të bukura në Zvicër.

Ujëvara “The rhine falls” – Ujëvara më e madhe në Europë, është një mrekulli natyrore e turizmit zviceran. Vizitorët mund ta sodisin nga disa pjesë, kurse ata më të guximshit mund të lundrojnë e të vizitojnë kështjellat më të afërta si Schloss Laufen dhe Schloss Ëorth.

Cyrih – Si një qendër kulturore e Zvicrës, Cyrihu nuk mund t’i mungojë listës së vendeve që duhet t’i vizitoni. Përtej ‘fasadës financiare’, Cyrihu ka ruajtur edhe rrënjët historike, dhe ka me dhjetëra muze e galeri arti. Po ashtu, Cyrihu është ndër qytetet më të banueshme në botë, dhe nuk i shpëton as listës së qyteteve më të shtrenjta.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara