Dashurohet në djalin e vet (FOTO)

22:58 | 21 Mars 2017

Monica Mares, 37 vjeçare dhe djali i saj Caleb Peterson, 20 vjeçar nga New Mexico janë arrestuar dhe akuzohen për incest.

Çifti jetonte së bashku me fëmijët e tjerë të Monica-s, disa nga ata që e kishin gjysmë-vëlla e thërrisnin baba, transmeton arbresh.info.

Nëna kishte dhënë të birin e saj për adoptim kur ai ishte bebe dhe u takuan vetëm 18 vjet më pas, nëpërmjet Facebookut.

Ata ishin denoncuar nga fqinjët pasi që kishin marrë vesh për lidhjen e tyre.

Gruaja ka edhe tetë fëmijë të tjerë dhe ka deklaruar në gjyq se edhe nëse kurrë nuk i sheh fëmijët e tjerë për të nuk ka rëndësi, dhe dëshiron të qëndrojë me dashurinë e jetës së saj.

Calep tha se në fillim kishte pasur frikë të i tregonte nënës së tij se e dashuronte, por tashmë ajo është gjëja më e mirë që ka mundur t’i ndodhte.

Gjyqi i ka dënuar me nga tri vjet burg dhe me nga një vit e gjysmë larg njëri tjetrit, si dhe me një gjobë simbolike.

Ndërsa lufta ligjore ende është duke vazhduar./Arbresh.info  

m1 m2 m3 m4 m5

m6

m7

m8

m9

m10

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara