“Çmenduria” e aeroplanëve të së ardhmes: Nga 20 orë tani, ata nga Londra do të mund të arrijnë në Australi vetëm për 4 orë

09:17 | 26 Shtator 2019

Teknologjia e re mund të shkurtojë kohën e fluturimit midis Londrës dhe Sidneit në vetëm katër orë deri në vitet 2030, ka thënë kreu i Agjencisë Hapësinore në Mbretërinë e Bashkuar.

Duke iu referuar punës pionierë që po bëhet nga “Oxford-based Reaction Engines”, që po zhvillon motorin Sabre, drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Hapësinore në Mbretërinë e Bashkuar, Graham Turnock tha: “Nëse mund të sillnin në funksion motorin Sabre të raketave, kjo mund të na mundësojë të arrijmë Australinë mbase gati për katër orë”.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, kompania po prezantonte punën e saj në raketën me ajër të hidrogjenit hibrid, i cili është krijuar për të nxitur një aeroplan me shpejtësinë dy herë të Concorde, në Konferencën Hapësinore në Mbretërinë e Bashkuar në Uells këtë javë.

Kështu, siç thuhet më tej, me shpejtësi Mach 5.4, fluturimi midis Nju Jorkut dhe Londrës do të zgjaste një orë, ndërsa Mbretëria e Bashkuar-Australi mund të bëhej për katër orë – udhëtim që tani zgjat deri në 20 orë.

Por udhëtimi hipersonik, që është ekuivalent i pesëfishit të shpejtësisë së tingullit, është i vështirë të arrihet pa e mbinxehur motorin, për të cilën gjë edhe është duke u punuar.

Provat e motorit aktualisht janë duke u zhvilluar në Denver, Kolorado, me planet për të filluar nisjen e fluturimeve provë nga mesi i viteve 2020 dhe fluturimet tregtare deri në vitet 2030. Motori i hidrogjenit/oksigjenit do të ishte shumë më “i pastër” dhe më i lirë se udhëtimi aktual ajror.

Lajmi vjen pasi qeveria britanike u tha se duhet të përgjysmojë planet e rritjes së fluturimit nëse dëshiron të godasë objektivin e saj të emetimeve neto të gazit serë deri në vitin 2050.

Këshilltarët zyrtarë nga Komisioni për Ndryshimin e Klimës (CCC) kanë publikuar një letër Ministrit të Transportit Grant Shapps, duke theksuar ndryshimet që duhet të bëhen në industrinë e aviacionit nëse qëllimi do të arrihet.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara