Cilat janë makinat më difektoze dhe më rezistente

22:44 | 1 Korrik 2019

Për shumicën e njerëzve, makina është shpenzimi i dytë më i madh pas shtëpisë. Të posedosh një automjet duhet të kesh edhe një buxhet të kënaqshëm. Për shkak të shpenzimeve që çdo makinë kërkon, është e rëndësishme edhe përzgjedhja e modelit të duhur të automjetit. Blerësit zakonisht kërkojnë besueshmëri kur blejnë makinë, sepse askush nuk dëshiron një makinë që nxjerr vazhdimisht defekte dhe ka nevojë për shërbime.

Për këtë arsye, revista britanike e automobilave “What Car?” ka bërë një studim për 12 muaj duke intervistuar 18 mijë pronarë automjetesh. Nga të dhënat që ka përftuar, ka nxjerrë një listë me 10 markat e makinave më rezistente dhe që nuk ju rëndojnë shumë portofolin, dhe një listë tjetër me 10 markat e automjeteve që kanë shërbime të kushtueshme dhe që kërkojnë servis të shpeshtë.

MAKINAT MË REZISTENTE

10-Seat 95.2%

9-Hyundai 95.4%

8-Alfa Romeo 95.5%

7-Skoda 95.6%

6-Subaru 95.8%

5-Mitsubishi 95.8%

4-Kia 95.8 %

3-Toyota 96.8%

2-Lexus 97.8%

1-Suzuky 97.7%

MAKINAT ME SERVIS TË SHTRENJTË DHE QË KËRKOJNË SHËRBIME TË SHPESHTA

10-Mici-Cooper 91.2%

9-Porsche 90.9%

8-Peugeot 89.4%

7-Citroen 88.1%

6-Mercedes-Benz 88%

5-Nissan 87.1%

4-Jaguar 84.9%

3-Jeep 82.7%

2-Land Rover 76.5%

1-Tesla 53.7%

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara