Çfarë është Nakba palestineze dhe pse është e rëndësishme?

23:01 | 15 Maj 2018

Çfarë është Nakba?

Dhuna vdekjeprurëse në kufirin e Gazës të hënën, më e përgjakshmja ndër vite, ka rrënjët e saj para 70 vitesh.

Kur u krijua shteti i Izraelit, ajo nxiti largimin e rreth 750 mijë palestinezëve.

Ky eksod masiv që ndodhi më 15 maj 1948, është referuar nga palestinezët si Nakba, ose katastrofa.

Pse po flasim për këtë tani?

Gjatë ditës së sotme, 15 maj 2018, shënohet përvjetori i 70-të i Nakbës dhe sërish në titujt kryesorë ndodhen lufta mes Izraelit dhe Palestinës.

Si ndodhi Nakba?

Palestina, deri në Luftën e Parë Botërore, ishte pjesë e Perandorisë Osmane.

Britania e fitoi Palestinën në vitin 1917 dhe  nëpërmjet Deklaratës së Balfour  i dha mbështetjen e saj për një “shtëpi kombëtare për popullin hebre”.

Tre dekada më pas, në mes të hirit të Luftës së Dytë Botërore, një rrjedhë e qëndrueshme e hebrenjve po shkonte në Palestinë pas tmerreve të Holokaustit.

Pasi Britania sinjalizoi se do të dilte nga Palestina, Kombet e Bashkuara në vitin 1947 rekomandonin ndarjen e tokës në shtetet hebraike dhe arabe.

Organi politik i palestinezëve arabë, Komiteti i Lartë Arab, hodhi poshtë ndarjen.

Çfare ndodhi me pas?

Izraeli shpalli pavarësinë më 14 maj 1948, duke nxitur vendet arabe, duke përfshirë Egjiptin, Sirinë, Jordanin dhe Irakun, që të pushtonin territorin e ish mandatit palestinez.

Ditën tjetër, me 15 maj, dita që palestinezët i referohen si Nakba, largoi nga vendi rreth 750 mijë palestinezë.

Megjithatë, se nga kush u shkaktua eksodi, varët se nga cila gojë e dëgjoni historinë.

Palestnezët thonë se ata u sulmuan dhe u masakruan në mënyrë të përsëritur nga bandat hebraike, duke i detyruar ata që të largohen.

Hebrenjtë thanë se palestinezët nuk u dëbuan, por në shumicën e rasteve ikën sepse u urdhëruan nga udhëheqësit e tyre dhe shtetet e tjera arabe.

Si është situata sot?

Agjencia e Ndihmës dhe Punës së Kombeve të Bashkuara thotë se janë rreth pesë milionë refugjatë palestinezë, që janë pasardhës të atyre që humbën shtëpitë dhe mjetet e jetesës si rezultat i konfliktit të vitit 1948.

Gati një e treta, 1.5 milion individë, jetojnë në kampet e refugjatëve në Jordani, Liban, Siri, Gaza dhe Bregun Perëndimor.

Që nga 30 marsi, protestuesit palestinezë kanë kërkuar që këta refugjatë të lejohen të kthehen në tokat që tani janë pjesë e Izraelit./Përktheu: Arbresh.info/ Burimi: Euronews/ 

Shpërndaje në rrjete sociale