Bllokohet fabrika më e madhe e Nutellës në botë

15:10 | 4 Qershor 2019

Punëtorët francezë, të pakënaqur me dështimin e bisedimeve për paga, kanë bllokuar fabrikën më të madhe të kremrave të çokollatës Nutella në botë që ndodhet në Normandi për një javë.

Ngritja e tensioneve në fabrikën në Viler-Ekal, ku aktivistët e sindikatës ndaluan kamionët të hyjnë ose të largohen nga fabrika për një javë.Fabrika prodhon 600,000 ton kremra të çokollatës në ditë, e cila është një e katërta e prodhimit botëror të kësaj çokollate dhe lajthive.

Pas gjashtë ditë përpjekjesh të pasuksesshme për të zgjidhur mosmarrëveshjen midis pronarit të fabrikës, kompania Ferrero dje i kërcënoi punëtorët për bllokim, thuhet në një deklaratë për media nga ana e kësaj kompanie. Kjo nuk pengoi sindikatat që të vazhdojnë grevën me kërkesën për rritje pagash 4.5 për qind dhe kushte më të mira pune.

Kompania thotë se dëshiron të vazhdojë dialogun dhe takimi i radhës i të dy palëve është planifikuar për 13 qershor.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara