Babai e kthen shtëpinë në një gropë të madhe me balona

11:53 | 19 Maj 2020

Një baba i katër vajzave e shndërroi shtëpinë e tij në një gropë me balona ku vendosi 250 mijë balona dhe kjo pa dijeninë e gruas së tij.

Joel Conder dëshironte ti befasonte katër vajzat e tij: Kaci 14-vjeçare, Grace 12-vjeçare, Sophie 8-vjeçare dhe Chloe 2-vjeçare.

Pasi që vajzat e tij nuk kishin mundësinë që të luanin ai vendosi që të bënte diçka më ndryshe dhe ti befasonte ato.

Joel mori 250 mijë balona dhe e transformoi shtëpinë e tij në një vend lojërash gjigant. Në total Joel shpenzoi dy orë që të realizonte idenë e tij.

Familja kaloi shumë orë së bashku duke luajtur. Joel i cili është bloger në YouTube, e ndau videon në kanalin e tij ‘Babai V Vajzat’ i cili mori më shumë se 890 mijë klikime. /Lajmi.net/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara